Ish-përfaqësuesi i Kosovës në Selinë e Shenjtë në Vatikan, Anton Berisha, ka thënë se në kohën sa ish-kryeministri Avdullah Hoti kishte qenë në krye të Qeverisë, e kishte trajtuar këtë çështje në mënyrë të gabuar dhe të dëmshme për Kosovën.
Ai tha se vendimi se vendimi i presidentes të Kosovës Vjosa Osmani, për ta emëruar Vehbi Miftarin si kontakt të Republikës së Kosovës në selinë e shenjtë në Vatikan, në aspektin formal është hap i duhur por se në kuptimin përmbajtësor vendimi është skandaloz.
Ndërkaq Bekim Kupina, këshilltar për media i presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, tha për Klankosova.tv se Vehbi Miftari, nuk është emëruar të shërbejë në ndonjë mision diplomatik e as nuk do të marrë ndonjë grade diplomatike.
Kupina tha se Miftari, do të mbajë kontakt me Selinë e Shenjtë, si person kontaktues nga Kosova, në përputhje të plotë me praktikat e mëhershme.
“Këshilltari i Presidentes nuk është emëruar të shërbejë në ndonjë mision diplomatik e as nuk do të marrë ndonjë grade diplomatike.Do të mbajë kontakt me Selinë e Shenjtë, si person kontaktues nga Kosova, në përputhje të plotë me praktikat e mëhershme të institucioneve dhe në përputhje të plotë me ligjet në fuqi. Prandaj lajmi i publikuar nga ana juaj është i pasaktë”.