Lajme

Presidenca malazeze pas deklaratave të Kurtit: Demarkacioni me Kosovën ka përfunduar më 2015

03/25/2022 15:21
nga:N M

Demarkacioni ndërmjet Malit të Zi dhe Kosovës ka përfunduar në vitin 2015 dhe të dy vendet duhet të shikojnë përpara për një jetë më të mirë për qytetarët e tyre, kanë thënë nga Kabineti i Presidentit të Malit të Zi, Milo Gjukanoviq.

“Si fillim, Mali i Zi është shtet anëtar i NATO-s. Demarkacioni ndërmjet Malit të Zi dhe Kosovës u finalizua në vitin 2015. Marrëveshja u konfirmua nga të dyja qeveritë në vitin 2015 dhe hyri në fuqi në vitin 2018. Në atë kohë Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe ai malazez Filip Vujanoviç nënshkruan një deklaratë e përbashkët në shkurt 2018 me të cilën i bënë thirrje Kuvendit të Kosovës që ta ratifikojë marrëveshjen. Parlamenti i Kosovës e ratifikoi një muaj më vonë. Si dy shtete duhet të ecim përpara, të shikojmë për një jetë më të mirë për qytetarët tanë”, është thënë nga kabineti i Gjukanoviq në një përgjigje për gazetën Vijesti.

Ky reagim vjen pas deklaratës së kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, i cili tha se çështja e demarkacionit do të zgjidhet me qeverinë e re malazeze dhe në këtë mënyrë do të “korrigjohet gabimi” i bërë nga qeveritë e mëparshme të Kosovës duke “dhuruar 8200 hektarë”.

Ndaj deklaratës së Kurtit reagoi edhe Kryeministri malazez, Zdravko Krivokapiq, i cili e quajti provokim të papranueshëm deklaratën e Kurtit.

Fatmir Sheholli ’dekonspiron’ Aleksandër Vuçiq, por edhe serbët e Kosovës – Protesta do të ketë deri më 3 prill – pastaj del në skenë “shpëtimtari” Vuçiq