Mbrëmë në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, SHBA dhe Britania kanë kërkuar që misioni i UNMIK-ut të mbyllet në Kosovë.
Përfaqësuesi i ShBA-së dhe ai i Britanisë së Madhe thanë se ka ardhur koha që misioni i UNMIK-ut në Kosovë të mbyllet.
Lidhur me këtë kërkesë, nga Presidenca e Kosovës janë deklaruar për Gazeta Blic.
Bekim Kupina, këshilltar për media i presidentes, ka thënë se kjo ka qenë kërkesë e kahershme e presidentes Osmani.
“Kjo ka qenë edhe kërkesë e kahershme e Presidentes Osmani, e përsëritur në adresimet që i ka bërë në Këshillin e Sigurimit”, ka deklaruar Kupina për Gazeta Blic.


