Lajme

Preshevarët hidhërohen me Vjosa Osmanin

12/16/2022 07:33
nga:Astrit Gashi

Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare në Luginë të Preshevës, Ragmi Mustafa, pas adresimit të sotëm të presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, ka thënë se ua ka shuar shpresat atyre për një bashkim eventual me Republikën e Kosovës.

Në Klan Kosova Mustafa vlerësoi se rrethanat politike sot në lidhje me kufijtë në Kosovë e Serbi sipas tij janë shumë të qarta dhe se gjithë këtë problem që po e bën Serbia me serbët e veriut të Republikës së Kosovës por jo me serbët në jug të Ibrit natyrisht se është pretendim territorial absolutisht shumë i qartë dhe shumë i kuptueshëm.

“Ndërkohë lëshimi i gjitha institucioneve si në pushtet vendor, madje në gjykata, prokurori, në polici dhe institucionet tjera të arsimit e shëndetësisë që janë shkëputur përfundimisht nga institucionet e qeverisë qendrore të Republikës së Kosovës atje ku duhet të jenë, janë pretendime territoriale dhe tentativa të prekjes së kufijve apo të ngjashme, ndërsa në këtë sens akoma duket se presidentja nuk e ka kuptuar këtë dhe i pret rrugën shqiptarëve, përderisa Serbia përpiqet të integrojë një pjesë të serbëve të Kosovës në veri të saj përbrenda Serbisë, e nga ana tjetër presidentja e Republikës së Kosovës mbyll kufijtë për shqiptarët e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit, edhe përkundër asaj se këto tre komuna historikisht janë në përpjekje të vazhdueshme për bashkërenditje ose ribashkim me Republikën e Kosovës”, deklaroi Mustafa.