Lajme

Osmani takon kongresistin Torres: Mirënjohës për përkushtimin e tij të palëkundur në mbështetje të Kosovës

07/12/2025 14:06
nga:Sh R

Presidentja Vjosa Osmani ka takuar kongresistin Ritchie Torres, në Nju Jork.

Osmani përmes një postimi në Facebook ka shkruar se është mirënjohëse për përkushtimin e kongresistit Torres në mbështetje të Republikës së Kosovës dhe për kontributin e vazhdueshëm në forcimin e partneritetit tonë strategjik me SHBA-të.

Postimi i saj i plotë:

Gjithnjë kënaqësi të takohem me Kongresistin Ritchie Torres, kësaj radhe në New York. 🇽🇰🇺🇸

Mirënjohës për përkushtimin e tij të palëkundur në mbështetje të Republikës së Kosovës dhe për kontributin e vazhdueshëm në forcimin e partneritetit tonë strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.