Lajme

“Pres zgjedhje të jashtëzakonshme në PDK, pas zgjedhjeve lokale”

06/01/2021 00:22
nga:Gazeta Blic

Kandidati për kryetar të Prizrenit, Shaqir Totja, në T7, ka thënë se PDK’ja nuk do të mbajë zgjedhje të jashtëzakonshme të paktën deri në zgjdhje lokale.

Për mbajtjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme në PDK, Totaj tha se do të mbahen pas zgjedhjeve lokale të cilat mbahen në tetorin e këtij viti.

“Pres zgjedhje të jashtëzakonshme në PDK, por pas zgjedhjeve lokale”, është shprehur Totaj.

Ndërsa për situatën politike në Prizren, Totaj ka thënë se kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka, çkado që ka prekur e ka bë keq.

“Zgjedhjet nacionale kanë qenë një eufori. Për zgjedhje lokale në Prizren, ne do të votojmë ndryshimin, ndryshimin ata e shohin në degën e PDK’së. Kryetari Haskuka nuk e ka sjellë një ndryshim që e ka premtu me aq shumë pompozitet. Haskuka pak ose hiç gjana mundesh me i gjetë që i ka ba keq”, ka deklaruar ai.

“Çka ka prekë me dorë ka ba keq. Çdo tentim të implementimit të çkado qoftë ajo ka bë keq. Kemi pasur për 3 vite afro 20 milionë deficit buxhetor, degradim të jetës kulturore, kemi pasur probleme serioze me korrupsion. Të gjitha këto Prizreni nuk i ka merituar në asnjë mënyrë”, ka thënë tutje Totaj.

Albin Kurti: Bashkëpunimi dhe koordinimi midis Bashkimit Evropian dhe SHBA-ve në dialogun e ri është thelbësore