Lajme

Prerja e pishave në kryeqytet, komuna reagon ndaj Ministrisë së Kulturës: Akt i papranueshëm

11/15/2024 10:52
nga:N K

Ministria e Kulturës në një pjesë të kryeqytetit ka prerë disa drunj.

E, Komuna e Prishtinës ka dënuar këtë ministri në lidhje me këtë çështje.

Ata e quajnë akt të papranueshëm dhe të dëmshëm dhe thonë se ky veprim është bërë pa u njoftuar ajo.

‘’Komuna e Prishtinës dënon ashpër aktin e papranueshëm dhe të dëmshëm nga Ministria e Kulturës. Pishat shumëvjeçare, të cilat ishin një element i rëndësishëm i hapësirës përreth Teatrit Kombëtar, janë shkatërruar pa lejen e komunës dhe pa njoftuar asnjë autoritet përgjegjes’’, thuhet në njoftimin e Komunës së Prishtinës, shkruan GazetaBlic.

Reagimi i plotë: