Trajneri dhe analisti kosovar i futbollit, Arsim Prepolli, ka mbetur i befasuar për të mirë nga kampanja kualifikuese që ka zhvilluar Kosova për Kup]n e Botës.
Sipas tij, meritat e mëdha i ka trajneri Franco Foda, i cili ka sjellur frymën kolektive tek Kosova, duke mos u bazuar tek individët.
Në dokumentarin Expose, prodhim i GazetaBlic, Prepolli shtoi se nuk e ka pritur ‘Play-off’-in dhe se poashtu është i kënaqur me atmosferën pozitive që po mbretëron.
“Më kanë befasu për të mirë, sepse unë kam thënë personalisht që t’paktën me 3 pikë kisha qenë I kënaqun. Meritat i shkojnë Fodas, ka sjell mentalitet dhe tash e tutje s’ka më individ, ka grup. Kur ka mungesa, nuk vërehet, ka zëvendësime. Nuk kam prit Play Offin, por janë rritur apetitet, po luajmë presion të lartë, kemi ekip kualitativ. Organizimi është shumë i mirë, ka pas alibi, jo ka pas problem, jo ska, tash ka atmosferë pozitive“, tha fillimisht Prepolli.
Tutje, ai shtoi se Foda e ka treguar interesimin e tij, duke përcjellur ndeshjet e Superligës dhe Kosovës dhe poashtu gjeneratat e reja.
Një forcë e shtuar tek Kosova sipas Prepollit, qëndron tek fakti se edhe gjeneratën e kemi të re, pra kemi një grup lojtarësh që do të mund të luajnë së bashku për një kohë të gjatë.
“Unë ende s’kam pa një selektor që ka përcjellë më shumë ndeshje të Superligës dhe gjeneratat e reja. Ka disiplinë dhe përkushtim të madh i Fodas. Ne jemi në ngritje, Gallapeni s’është rastësi, por është meritë e punës që po bëhet tek ne dhe trajneri po I beson të rinjëve. Gjeneratën e kemi të re, këta djemë edhe dy cikluse luajnë, se janë të ri dhe kjo na jep optimizëm. Patjetër duhet me përmend edhe kryetarin e FFK që ka lut lojtarët në Hoffenheim. Ka me ardhë koha që lojtarët kanë me na lutë me luajtë në Kosovë, por tani ka konkurrencë, e se di a ka vend për ta. Heqja kapelën Fodës”, përfundoi Prepolli.
/GazetaBlic Sport/


