Lajme

Premton Haradinaj: Do t’u qëndrojmë krah nënave që lindin dhe rrisin fëmijët në Kosovë

12/17/2025 19:05
nga:G B

Kandidati për kryeministër i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj në hapjen e fushatës ka premtuar se do të dyfishojnë pagat dhe pensionet.

Ai u shpeh se ashtu siç është bërë Ushtria, do të arrihet edhe anëtarësimi në NATO.

“Ne e dimë se na duhet siguria, është shtylla jonë e tretë. Shtylla jonë e tretë, siguria buron nga ne. Ne e bëjmë sigurinë, ne të gjithë, bashkë, krah njëri tjetrit. Institucionet tona të sigurisë, Ushtria, Policia, të gjitha institucionet e sigurisë e bëjnë sigurinë, por ne e dimë se kemi mundësi, e kemi besimin, e kemi rrugën, ashtu siç e kemi bërë Ushtrinë, mund të anëtarësohemi në NATO, jemi aleatë të besueshëm dhe do të anëtarësohemi në NATO”, tha ai.

Haradinaj u shpreh se do t’u qëndrojnë krah nënave që siç u shpreh, lindin dhe rrisin fëmijët në Kosovë.

“Dua të them atë që e ndjej në zemër, se po, Kosova është nëna jonë, e Kosovën e duam pa kushte. Ne do t’u qëndrojnë krah nënave në Kosovë që lindin fëmijë dhe i rritin në Kosovën tonë, do t’u qëndrojmë në krah prindërve tanë, që na bën ta duam Kosovën pa kushte”, u shpreh ai.