Showtime

Premtoi diçka të madhe për fansat e tij, The Weeknd tërhiqet mbrapa pasi kupton gjendjen në Ukrainë

02/24/2022 21:09
nga:Genita C

Këngëtari i njohur para pak dite kishte njoftuar fansat e tij se të enjten do të sjellte diçka të madhe për ta, raporton GazetaBlic.

Të enjten e 24 shkurtit, muzikanti – emri i vërtetë i të cilit është Abel Tesfaye – publikoi një status në Tëitter ku shkruante: “Le të shkojmë”.

Ndërsa, sot kur Putin dha urdhër për sulm në Ukrainë, The Weekend ka tërhequr vendimin mbrapa dhe këtë i kishin sygjeruar edhe shumë nga ndjekësit e tij.

“Fatkeqësisht, tani po shoh se çfarë po ndodh me konfliktin dhe do të pauzoj deri në një njoftim të nesërm”, u tha ai fansave, përpara se të shtonte: “Lutem për sigurinë e të gjithëve”, shkroi këngëtari./GazetaBlic/