Kandidati i PDK-së për kryetar të Lipjanit, Shukri Buja, ka premtuar ndërtimin e tri nënkalimeve në këtë komunë, nëse do të jetë kryetar i ardhshëm i Lipjanit, raporton Gazeta Blic.
“ Nënkalimi i parë, për automjete dhe këmbësorë, do të ndërtohet tek rruga “Bajram Gashi” – duke lidhur qendrën me anën lindore dhe duke krijuar një arterie të re urbane.
I dyti, për këmbësorë dhe çiklistë, do të ndërtohet pranë stacionit të trenit – aty ku ndarja është më e dukshme. Ai do ta ribashkojë sheshin me pjesën përtej hekurudhës.
I treti, për automjete dhe këmbësorë, do të lidhë qytetin me lagjen e Akllapit – përmes rrugëve “Ganimete Tërbeshi” dhe “Sadik Shala”, duke hapur mundësi të reja për qasje dhe zhvillim”, ka shkruar Buja në Facebook.
Postimi i tij i plotë:
Për vite me radhë, hekurudha që ndan qytetin ka qenë pengesë për lëvizje, zhvillim dhe barazi.
Tani është koha ta kapërcejmë këtë ndarje!
Plani ynë për ndërtimin e tri nënkalimeve moderne është një hap i madh përpara – për një Lipjan të bashkuar, funksional dhe të sigurt për të gjithë.
Nënkalimi i parë, për automjete dhe këmbësorë, do të ndërtohet tek rruga “Bajram Gashi” – duke lidhur qendrën me anën lindore dhe duke krijuar një arterie të re urbane.
I dyti, për këmbësorë dhe çiklistë, do të ndërtohet pranë stacionit të trenit – aty ku ndarja është më e dukshme. Ai do ta ribashkojë sheshin me pjesën përtej hekurudhës.
I treti, për automjete dhe këmbësorë, do të lidhë qytetin me lagjen e Akllapit – përmes rrugëve “Ganimete Tërbeshi” dhe “Sadik Shala”, duke hapur mundësi të reja për qasje dhe zhvillim.
Ky është vizioni ynë:
Një qytet pa ndarje.
Një Lipjan që ecën përpara – i bashkuar.


