Sporti

Premtimi i madh i Laportas për afatin e dimrit, premton ardhjen e sulmuesit spanjoll tek Barcelona

12/10/2021 21:36
nga:Mergim Rreci

Barcelona është në një krizë momentale të rezultateve.

“Blaugranët” tashmë janë eliminuar nga Liga e Kampionëve dhe tashmë kanë kaluar në Europa League, shkruan GazetaBlic Sport.

Presidenti i kësaj skuadre, Joan Laporta tashmë ka premtuar se do ta përforcojë skuadrën e tij, kjo edhe pas komenteve dhe presionit të madh që erdhi nga tifozët.

Në një video të transmetuar në rrjetet sociale, me “Camp Noun” në sfond, Laporta pohoi:

“Ndaj me ju zhgënjimin për eliminimin në Champions League. Të gjithë jemi dakord që ekipi i parë duhet të forcohet, problemi është se ka kontrata shumë të larta të trashëguara nga skuadra që nuk na japin hapësira për të manovruar. Po kërkojmë formulën për t’u përforcuar në merkaton e dimrit dhe do ta gjejmë. Ajo që kërkoj nga ju është që të gjithë të rreshtohemi në të njëjtin drejtim”.

Siç u kuptua nga fjalët e Laportës, ideja është të afrohen dy lojtarë për repartin e avancuar në janar, për të zgjidhur problemin evident të produktivitetit të ulët para portës, që po vuan skuadra e Barcelonës. Në këtë kuptim, objektivi numër një i drejtuesve të Barcelonës vazhdon të jetë ish-sulmuesi Valencias, aktualisht pjesë e Manchester City-t, Ferran Torres.

/GazetaBlic Sport/