Sporti

Premtimi i Guardiolas: Nuk do të drejtojë ndonjë klub tjetër pas largimit nga Man City

12/10/2024 18:23
nga:Lorik J

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, ka bërë të ditur se nuk ka në plan të punojë në klube të tjera pasi t’i mbarojë koha e tij në klubin anglez.

“Unë nuk do të drejtoj më një ekip tjetër. Nuk po flas për të ardhmen afatgjate, por nuk kam ndërmend të largohem nga Manchester City, të shkoj në një vend tjetër dhe të filloj nga e para. Nuk do të kem forcë”, tha fillimisht ai.

“Ndoshta e drejtoj një kombëtare, por kjo është ndryshe”, tha Guardiola, cituar nga gazetari Dani Garcia.

Pep Guardiola është trajner i Manchester Cityt që nga viti 2016, ndërsa së fundmi ka rinovuar kontratën edhe për dy vite të tjera.

/GazetaBlic Sport