Lajme

Premtimi i Ferit Idrizit: Pas banesave të bardha do të renovohen e pajisen me ashensorë të gjitha banesat kolektive në Vushtrri

11/07/2025 13:32
nga:Y I

Kryetari i Vushtrrisë nga radhët e PDK-së, Ferit Idrizi, ka premtuar se pas banesave të bardha do të vazhdojë renovimi edhe te banesat e tjera kolektive në këtë komunë.

Idrizi tha se së shpejti këto banesa do të pajisen edhe me ashensorë, për një jetesë më komode dhe moderne.

“Nga premtimi në realitet.Transformimi i banesave të bardha ka nisur rrugën e ndryshimit, dhe puna do të vazhdojë edhe te banesat e tjera kolektive në komunën tonë.Së shpejti, këto banesa do të pajisen edhe me ashensorë, për një jetesë më komode dhe moderne” shkruan Idrizi raporton “Gazeta Blic”.

Postimi i plotë: