Analisti politik, Arton Demhasaj, thotë se premtimet e opozitës për ngritje të pagave dhe anëtarësimin në NATO, janë premtime që mund të realizohen por që duhen vetëm punë dhe koncentrim në to.
‘’Këto premtime nuk janë vështirë të realizueshme nëse punohet korrekt edhe një kokësisht punohet afër me partnerët ndërkombëtar më afër. Mendoj se është objektivi më primar që Kosova duhet me pas në vitet e ardhshme, sepse duke parë situatën në Ukrainë dhe në Lindje të Mesme, mendoj se Kosovës i duhet një anëtarësim i shpejtë në NATO dhe nëse Kosova e siguron pjesën e sigurisë, mendoj se kjo është një sinjal i mirë edhe për invesitorët e huj edhe për zhvillim ekonomik’’ thotë ai për FrontOnline.
Demhasaj potencon se Ramush Haradinaj, kur ishte kryeministër e bëri Kosovën me ushtri dhe kësisoji ai mund ta anëtarësoj Kosovën në NATO.
‘’Atë çka deklaru Haradinaj, mendoj se nuk është e pamundur, sepse z.Haradinaj edhe në të kaluarën që lidhën me çështje të sigurisë ka një lloj lidhje me ta. Ne e dijmë se Haradinaj sa ishte kryeministër, ka arritë me i bindë SHBA-në për me e themelu Ushtrinë e Kosovës, dhe me gjasë në bazë të takimeve që ka zhvilluar, me gjasë ka pasur sinjale që Kosova mundet me rrugtu drejt anëtarësimit në NATO, po ashtu edhe Abdixhiku’’ u shpreh ai.