Analisti politik, Ilir Ibrahimi, ka thënë se është i gabuar dhe iluzor debati se Kurti ka ndryshuar qëndrime, raporton Gazeta Blic.
Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë politikanët sidomos në Ballkan, janë të njohur për premtime megalomane dhe më pas shkelje të tyre, andaj ai thotë se Albini ka vepruar si politikan tipik.
Ibrahimi shton se në anën tjetër, mbi 50% të popullit kanë vendosur të besojnë në këtë iluzion.
Ai thotë se duhet pyetur veten se a ka faj politikani që sillet si i tillë apo populli që vazhdon të besojë në fall dhe shkrirje plumbi si kërkim fati dhe shërim nga e keqja.
Postimi i tij i plotë:
Debati se Albini ka ndryshuar qëndrime është iluzor dhe i gabuar.
Çdo politikan, e sidomos këta në Ballkan, janë të njohur për premtime megalomane, dhe më pas ndryshime e shkelje premtimesh.
Prandaj Albini ka vepruar si politikan tipik.
Në anën tjetër mbi 50% të popullit kanë vendosur të besojnë në këtë iluzion.
Tash pyeteni veten. A ka faj politikani që po sillet si politikan apo populli që vazhdon të besojë në fall dhe shkrirje plumbi si kërkim fati dhe shërim nga e keqja.


