Lojtarët e Premierligës dhe ekipet teknike do të duhet të kryejnë çdo ditë teste për Covid-19 për të hyrë në kampet stërvitore si masa të reja për të luftuar pandeminë, të cilat u vendosën sot.
Premier League konfirmoi të hënën se kishte regjistruar një rekord prej 42 rasteve pozitive në shtatë ditët e mëparshme, kështu që tani dëshiron të ndalojë numrin në rritje të rasteve pozitive, që tashmë ka çuar në shtyrjen e lojërave, përcjell GazetaBlic Sport.
Përveç testeve ditore për të hyrë në kampet stërvitore, lojtarët dhe i gjithë stafi do të duhet gjithashtu të kryejnë një test PCR të paktën dy herë në javë. Masat pritet të zbatohen shpejt, së bashku me kthimin e maskave dhe distancimit social.
Duke filluar nga e mërkura, tifozët do të duhet gjithashtu të paraqesin prova që kanë të dyja dozat e vaksinës ose një test negativ për të qenë në gjendje të marrin pjesë në ngjarje sportive me më shumë se 10,000 njerëz, që padyshim përfshin ndeshjet e Premier League.
/GazetaBlic Sport


