Sporti

Premierliga do të mbushë stadiumet sezonin e ri, por këto janë dy kushtet që duhet plotësuar

07/14/2021 14:03
nga:E K

Ditë më parë u konfirmua lajmi se Premierliga do të luajë sezonin e ri me kapacitete të plota të stadiumeve.

Megjithatë qeveria britanike ka vendosur kushte që kjo gjë të ndodhë, shkruan GazetaBlic Sport.

Tifozët duhet të jenë të vaksinuar kundër koronavirusit dhe në biletat e tyre do të shkruajë nëse janë apo jo të vaksinuar.

Pritet të përdoret edhe sistemi me ‘kodin QR’ që do të vërtetojë nëse tifozët plotësojnë kushtet për të hyrë në stadium.

Poashtu qeveria britanike ka udhëzuar klubet që tifozët të mbajnë maska gjatë ndeshjes.

/GazetaBlic Sport/