Më 15 dhjetor në Teatrin Eksperimental Kombëtar “Kujtim Spahivogli” do të shfaqet premiera e shfaqjes “Vagon”, shkruan KultPlus.
Me regji të Naser Shatrollit ‘Vagon” përkon me dinjitetin e kultit të individit në relacione familjare.Në kuptimin filozofik ”Vagon” thërmon grimca atomi mbi kujtesën parasegjithash.
Është dramë filozofike që rrugëton nëpër binarët e lidhjes së popujve të rajonit ballkanik. Shfaqja është format kontemporan, e shtruar mbi rrotat e vagonëve të zbrazur, ndërsa, në domenin ideor, ngacmon drejtpërdrejtë nervat e njeriut të vetmuar në rrethana tranzicioni. Drama ka dy personazhe që kërkojnë pronësinë e një vagoni! Kush do ta fitoj betejën e vagonit, do ta kuptojmë në natën finale të shfaqjes.
Interpretojnë: Neritan Liçaj Altea Alushi. Asistent regjisore:Anxhela Gaxhazi.Kompozitor:Drinor Zymberi Skenograf:Mentor Berisha Kostumografe:Laedia Hajdari Producent:Eni Picalli.
Shfaqja do të shfaqet të mërkurën me fillim nga ora 19:00. /KultPlus.com