Sporti

Premier League vjen me ndeshje fantastike sot, në fushë zbresin skuadrat e mëdha

04/08/2023 09:01
nga:Mergim Rreci

Premier League vjen sot me disa ndeshje interesante.

Me fillim nga ora 13:30, Manchester United dhe Everton përballen në “Old Trafford”, shkruan GazetaBlic Sport.

Nga ora 16:00, Tottenham e pret Brightonin, kurse Chelsea luan në transfertë tek Wolves.

Manchester City i Pep Guardiolas do të përballet poashtu sot me Southamptonin, me ndeshjen që luhet në ora 18:30.