Një tjetër ndeshje në futbollin anglez nuk do të zë vend sipas orarit të planifikuar.
Ndeshja e ‘Boxing Day’ mes Everton dhe Burnley është shtyrë nga Premier League.
Faqja zyrtare e Burnley shkruan për njoftimin e Premier League dhe aprovimin e kërkesës së Everton për të shtyrë ndeshjen.
Everton ka disa raste me Covid-19 në skuadër me një valë të madhe që rrezikon edhe lojtarët e tjerë.
Edhe dy ndeshje tjera, përfshirë atë të Liverpool, ishin shtyrë si pasojë e arsyes së njëjtë.


