Tony Scholes, CFO i Premier League, zbuloi në një intervistë për Sky Sports se ka pasur 20 gabime VAR që nga prezantimi i tij në ligën angleze.
Megjithatë, ai vetë ka shpjeguar se në përgjithësi, ndihma e tij është shumë pozitive: në epokën pas VAR-it, 96% e vendimeve të ekipit të gjyqtarëve ishin të sakta, që do të thotë një rritje prej 14%, krahasuar me vitet e mëparshme, përcjell GazetaBlic Sport.
Këtë sezon u regjistruan tre gabime, një prej të cilave ishte goli i Luis Diaz për Liverpoolin ndaj Tottenhamit, i cili u anulua për pozicion jashtë loje, ndërkohë që nuk ishte kështu. Madje skuadra e Klopp-it do të përfundonte me humbje në fund të ndeshjes, humbjen e parë në kampionat.
/GazetaBlic Sport/