Pas kulmit të variantit Omicron, Premier League njoftoi këtë të enjte se do të eliminojë masat emergjente për të luftuar Covid-19 të prezantuara në dhjetor.
Sipas një deklarate, që nga kjo e premte, përdorimi i maskës në hapësirat e brendshme nuk është më i detyrueshëm, kufizimet kohore në seancat e trajtimit përfundojnë (ato ishin kufizuar në 15 minuta) dhe testet për lojtarët dhe ‘stafi’ bëhen vetëm dy në javë nga data 14, përcjell GazetaBlic Sport.
Qëllimi është të eliminohen më shumë kufizime deri në fund të muajit.
/GazetaBlic Sport/


