Për sulmuesin Taiwo Awoniyi (27), fundjava në Premier League përfundoi me një tronditje të vërtetë.
Nigeriani goditi shtyllën e portës me bark pas një sulmi në ndeshjen kundër Leicester City dhe ra në tokë nga dhimbjet e mëdha, transmeton GazetaBlic Sport.
Awoniyi iu desh t’i nënshtrohej një operacioni urgjent në bark pas ndeshjes. Fillimisht u raportua se situata nuk ishte kërcënuese për jetën, por tani duket se është disi më keq se sa pritej.
Awoniyi u vendos në komë artificiale të mërkurën në mbrëmje, sipas mediave angleze. Masa synon të rregullojë dhe monitorojë nga afër rrahjet e zemrës së nigerianit.
Raporti thotë se natyra e dëmtimit mund të jetë fatale në disa raste, Forest ka lëshuar një deklaratë tjetër për të konfirmuar se lojtari po “shërohet mirë”.
/GazetaBlic Sport/


