Sporti

Premier League kundërshton ashpër themelimin e një Superlige të Evropës

12/21/2023 16:22
nga:Mergim Rreci

Në një deklaratë zyrtare, Premier League deklaroi se “refuzon çdo koncept të një Superlige”, të cilën e përcakton si një garë “separatiste”.

Në mesazh thuhet: “Vendimi i gjykatës nuk mbështet të ashtuquajturën ‘Super Ligë Evropiane’ dhe Premier League vazhdon të refuzojë çdo koncept të këtij lloji. Tifozët janë jashtëzakonisht të rëndësishëm për futbollin dhe e kanë bërë të qartë vazhdimisht kundërshtimin e tyre ndaj një gare ‘separatiste’, e cila prish lidhjen midis futbollit kombëtar dhe atij evropian. Premier League rithekson angazhimin e saj ndaj parimeve të qarta të konkurrencës së hapur, të cilat mbështesin suksesin e garave kombëtare dhe ndërkombëtare të klubeve. Futbolli lulëzon në konkurrencën e krijuar nga promovimi dhe zbritja nga kategoria, kualifikimi vjetor i bazuar në merita nga ligat dhe kupat kombëtare në garat ndërkombëtare të klubeve, dhe rivalitetet dhe ritualet e gjata që shoqërojnë fundjavat e futbollit vendas, transmeton GazetaBlic Sport.

Pas propozimit të parë për krijimin e Superligës Evropiane, në vitin 2021, qeveria britanike propozoi një rregull për të mos lejuar çdo klub që hynte në kompeticion të marrë pjesë në garat vendase. Ky ligj është në prag të miratimit.

Manchester United ishte, deri më tani, i vetmi klub anglez që refuzoi çdo pjesëmarrje në këtë kompeticion të ri evropian.

/GazetaBlic Sport/