Barcelona shënoi mbrëmë një fitore tejet të rëndësishme në ndeshjen e parë cerekfinale në Ligën e Kampionëve.
Katalonasit mposhtën 2:3 PSG-në në “Parkun e Princave”, duke pasur kështu një avantazh të madh për ndeshjen e kthimit.
E pas kësaj fitoreje, presidenti i Barcelonës, Joan Laporta u dha të gjithë lojtarëve dhe stafit hamburgerë.
Laporta përfitoi nga kthimi në shtëpi edhe për të folur me Xavi Hernandez, por raportohet se nuk u diskutua e ardhmja e trajnerit, i cili edhe sot e kësaj dite mbetet i vendosur për t’u larguar në fund të sezonit.