Lajme

Prekëse: Vdes i riu nga Bistrica i diagnostifikuar me leukemi, ishte djali i veteranit të UÇK-së

07/21/2022 18:04
nga:G B

Flamur Hetemi ka vdekur sot në moshën 18 vjeçare. Lajmin e kanë bërë të ditur familjarët përmes një njoftimi në Facebook.

I riu vdiq pas një sëmundje të rëndë me të cilën po përballej që një kohë, pasi që ishte diagnostifikuar me leukemi.

Njoftimi i plotë:

Të nderuar miq, familjarë.

Me dhimbje dhe pikëllim të thellë ju njoftojmë se sot, në moshën 18 vjeçare, pas një sëmundje të rëndë ka ndërruar jetë Flamur (Behxhet) Hetemi.

Zoti i madhërishëm e mëshiroftë shpirtin e tij.

Per ceremoninë e varrimit do të njoftoheni me kohë.