Një histori njerëzore dhe prekëse vjen nga spitali Cathrien në Holandë, ku stafi mjekësor tregoi se kujdesi për pacientët nuk kufizohet vetëm te trajtimi mjekësor, por edhe te mirëqenia emocionale.
Franci, e shtruar në spital për gati një muaj, kalonte ditët duke parë nga dritarja borën që binte. Infermierët, duke vënë re dëshirën e saj për ta përjetuar nga afër këtë moment, vendosën t’i dhuronin një çast të veçantë: e nxorën jashtë, të mbështjellë në shtratin e saj, që të ndiente të ftohtin dhe borën në duar.
“Nuk mendoja se do të mund ta përjetoja sërish një përvojë të tillë”, është shprehur ajo.
Për disa minuta, Franci pushoi së qeni paciente dhe u ndje thjesht njeri, duke përjetuar një moment normaliteti dhe gëzimi. /Euronews albania


