E moshuara ndaj së cilës është ushtruar dhunë sot në Shtëpinë e Pleqve në Pejë është nënë e dëshmorit, Taulant Nura, raporton GazetaBlic.
Taulant Nura është dëshmor i rënë në Luftën Çlirimtare të Kosovës.
Sipas informacioneve të fundit, eshtrat e Taulant Nurës janë ende të zhdukur.
Edhe deputeti Behgjet Pacolli, që ka reaguar për këtë rast, tha se viktima është nëna e një dëshmori të luftës.
Policia e Kosovës njoftoi sot se janë arrestuar dy vajza, pasi në rrjetet sociale u shpërndanë pamjet, ku një grua në një shtëpi kujdesi të pleqve në Pejë torturohet e rrahet nga një infermiere, derisa dikush afër saj qesh dhe e incizon.