Lajme

Prek Kodra përgjigjet për herë të parë për fotografinë me Driton Selmanajn

09/21/2022 22:02
nga:G C

Prek Kodra, i dyshuari për plane atentatesh ndaj kryeministrit Albin Kurti dhe deputetit të PDK-së, Xhavit Haliti është deklaruar pasi u pa në një foto bashkë me deputetin e LDK-së, Driton Selmanaj.

Ai tha se nuk e ka njohur Selmanajn, teksa shtoi se emrin ia ka mësuar sot përmes mediave.

Ai tha se çdo gjë rreth kësaj është e “kotë”, teksa shpjegoi se me Selmanajn kanë qenë në një darkë në Kosovë.

Mes tjerash, Kodra sqaroi se nuk e ka parë asnjëherë më parë ligjvënësin opozitar.

“S’më intereson emri i askujt. Që 25 vjet kam armë gjahu. Po shumë lehtë me spjegu. Më vjen shumë keq për atë perosn se është figurë, e keni marrë napër gojë duke e lidhë me mua se cdo gjë është kot. Unë kam qenë në Kosovë me një nip timin dhe me një person, me një person me mik të mikut tem, se nusja e tij shkon në Zvicër dhe ka shërbyer në familjen e tij. Kena shkue në Kosovë jena ftu për një darkë dhe e kemi gjetur atë person aty., se kam ditur deri në vonë se është deputet. Dhe duke u prezantuar më thanë se është deputet i Kosovës. Kena nejt, kena hongër, kemi nejtë dy tri orë. S’e kam parë as më parë. Të betohem se s’ja di emrin. Emrin ja kom msu përmes lajmeve”, shtoi ai në T7.

Prek Kodra flet për herë të parë: Albin Kurtin e njoh përmes televizorit, m’keni marrë n’qafë