Treni i parë nga Shkupi për në Kumanovë do të niset sot pasdite në ora 16:30, njoftoi sot ministri i Transportit Aleksandar Nikolloski. Treni do të lëvizë dy herë në ditë, dhe udhëtimi do të zgjasë 41 minuta, transmeto Portalb.mk.
Në mëngjes treni do të niset në orën 06:30 nga Kumanova për në Shkup, ndërsa pasdite do të kthehet në orën 16:30 dhe anasjelltas.
“Në mëngjes do të niset nga Kumanova në 6:30, që të mund të gjithë ata që kanë nevojë të vijnë këtu në kryeqytet. I njëjti tren kthehet në Kumanovë në orën 16:30 dhe natyrisht në drejtim të kundërt me Shkupin. Pra do të kemi katër trena në ditë. Kjo do të lehtësojë komunikimin ndërmjet këtyre dy qyteteve”, tha Nikolloski pas vizitës së sotme në “Hekurudha – Transport”.
Sipas Nikollovskit, vendosja e kësaj linje do të kontribuojë në zvogëlimin e ndotjes dhe do të ketë më pak ngecje në komunikacion, dhe më e rëndësishmja, siç tha ai, është se do të dihet saktësisht se kur do të niset dhe kur do të arrijë treni.
Ai shtoi se në pjesë të caktuara të ditës, pas përfundimit të të gjitha procedurave, ky tren do të vazhdojë nga Kumanova për në Beljakovc, ku ka hekurudhë. Më pas, tha ai, kur të përfundojë hekurudha për në Kriva Pallankë, në tetor të vitit 2026 ky tren do të operojë edhe në këtë qytet.
I pyetur për linjat joaktive dhe nëse ka plane për kthimin e tyre, Nikolloski tha se është planifikuar që këta, siç i quajti ai, trena të qytetit të lëshohen në drejtim të për Tetovës dhe Gostivarit.
“Ambicia është që linja të kthehet në Kërçovë, pastaj në Shtip dhe Koçan”, tha ai.
I pyetur nëse kanë arritur lokomotivat k nga Serbia dhe nëse janë lëshuar në komunikacion, Nikolloski tha se këtu janë që nga viti i kaluar dhe se kjo i ka sjellë të ardhura “Hekurudhave të Maqedonisë” me të cilat “mund të kemi investuar në atë që po promovojmë sot, dhe gradualisht do të përdorim lokomotivat tërësisht vendore, maqedonase”.


