Lajme

Prej lloçit, në rrugë, trotuare e hapësira për biçikleta: Përparim Rama prezanton ndryshimin e madh në “Muharrem Fejzë”

09/29/2025 12:30
nga:G B

Rruga “Muharrem Fejza” ka pësuar ndryshime të mëdha nën qeverisjen e kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama.

Ky i fundit ka publikuar një video në rrjete sociale, duke shfaqur ndryshimin e madh.
Paraprakisht, rruga që njihet si prej zonave më të banueshme në kryeqytet, kishte baltë, e mungesë të hapësirave të gjelbra.

Sot, atje ka rrugë të asfaltuara, troturare e hapësirë për biçikleta.

“Muharrem Fejza dikur dhe sot”, ka shkruar Rama.

Ndryshimet në gjithë Prishtinën mund t’i shihni në platformën Prishtina Work.