Ilir Kërçeli, shef i kabinetit të kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufca, ka thënë se tash e 4 muaj Lista Serbe nuk merr pjesë në punimet e Kuvendit të Kosovës dhe i bojkoton në tërësi angazhimet e saj, raporton Gazeta Blic.
Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se nesër kur do të ketë seancë plenare në Kuvend, Lista Serbe nuk vjen por shkon në punimet e Këshillit Kombëtar të Sigurisë së Serbisë, të kryesuar nga Vuçiq.
Ai ka thënë se Lista Serbe vazhdon të mbajë konsultimet dhe punimet e saj vetëm me dhe në Beograd!
Postimi i tij i plotë:
Nesër më datë 27.10.2022, Kuvendi i Republikës së Kosovës mban seancën plenare të radhës. Siç e dini, tash e katër muaj radhazi Lista Serbe nuk merr pjesë në punimet e Kuvendit të Kosovës dhe i bojkoton në tërësi angazhimet e saj.
E pikërisht nesër, Lista Serbe nuk vjen në punimet e Kuvendit të Republikës së Kosovës, por shkon në punimet e Këshillit Kombëtar të Sigurisë së Serbisë, të kryesuar nga Vuçiq.
Me këtë rast është mirë t’i rikujtojmë dhe rikonfirmojmë publikut të gjerë vendor e ndërkombëtar se Lista Serbe vazhdon të mbajë konsultimet dhe punimet e saj vetëm me dhe në Beograd!


