Në një intervistë për Rai, Papa Françesku iu përgjigj pyetjes se cilin futbollist preferon, Lionel Messin apo Diego Armando Maradona. Papa Françesku ka lindur në Buenos Aires, kryeqyteti i Argjentinës, prej nga vijnë të dy futbollistët.
Megjithatë, Papa zgjodhi Pelen, gjë që është befasuese duke pasur parasysh rivalitetin në futboll mes Argjentinës dhe Brazilit, përcjell GazetaBlic Sport.
“Maradona ishte një lojtar fantastik, por ai dështoi si njeri. Ai nuk u ndihmua nga ata që e festuan. Ai erdhi për të më vizituar, dhe menjëherë pas kësaj ai vdiq. Është interesante se shumë sportistë përfundojnë keq. Messi është një zotëri. ai është shumë korrekt, por për mua më i madhi është Pele, një njeri me zemër.
Ne folëm kur u takuam në aeroplan për në Buenos Aires. Ai tregoi një humanizëm të madh. Të tre janë gjigantë, secili në mënyrën e vet. “Messi është i mirë për momentin dhe Pele po ashtu”, u përgjigj Papa.
/GazetaBlic Sport/


