Sporti

Preaidenti i Bayernit: Nuk e lëshojmë Lewandowskin

05/13/2022 20:55
nga:Mergim Rreci

Sulmuesi polak, Robert Lewandowski, mund të detyrohet të qëndrojë te Bayerni edhe për sezonin e ardhshëm, pavarësisht dëshirës së tij për t’u larguar nga klubi pas tetë sezonesh.

Herbert Hainer, presidenti i Bayernit, deklaroi i prerë këtë të premte se Lewa do të përmbushë deri në fund kontratën e tij me kampionët e Gjermanisë.

Kjo deklaratë vjen si përgjigje pas raportimeve të fundit që sugjeronin se këtë verë sulmuesi mund të largohet nga Gjermania.

“Robert Lewandowski ka kontratë me Bayernin deri në qershor 2023 dhe ai do ta përmbushë atë”, – tha Hainer ai për “BILD”.