Lajme

Prattipati takon Krasniqin: ‘U diskutua mbështetja e qeverisjes lokale që u shërben të gjitha komuniteteve’

03/03/2026 16:23
nga:Y I

E ngarkuara me Punë e ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Anu Prattipati, ka takuar ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi.

Në njoftimin e ambasadës, thuhet se ata kanë diskutuar për forcimin e bashkëpunimit mes SHBA’së dhe Kosovës, si dhe, mbështetjen e qeverisjes lokale që u shërben të gjitha komuniteteve.

“E Ngarkuara me Punë, Anu Prattipati, u takua me ministrin Elbert Krasniqi për të diskutuar forcimin e bashkëpunimit SHBA–Kosovë dhe mbështetjen e qeverisjes lokale që u shërben të gjitha komuniteteve. Institucionet përfaqësuese dhe pjesëmarrja aktive përbëjnë themelin e stabilitetit dhe prosperitetit afatgjatë rajonal’’, ka njoftuar ambasada.