Lajme

Prattipati në Presidencë takohet me Osmanin

03/05/2026 15:45
nga:Y I

Presidentja Vjosa Osmani është takuar më të ngarkuarën me punë të ambasadës amerikane në Kosovë, Anu Prattipati.

Takimi, përkundër që vjen në kohën e zhvillimeve të shumta lidhur me çështjen e zgjedhjes së Presidentit të ri, ka qenë i zakonshëm.

Afati i nisjes së procedurës për zgjedhjen e Presidentit përfundon sot dhe Kosova rrezikon zgjedhje të reja pas një kohë të gjatë të bllokadave që përjetoi vendi.

Presidentja Osmani kishte shfaqur ambiciet e saj për të vazhduar edhe një mandat në krye të vendit, por Lëvizja Vetëvendosje, me të cilën iu fut garës bashkë në mandatin e parë, tashmë për kandidat të saj ka propozuar kryediplomatin Glauk Konjufca.

Presidenca ka paralajmëruar një konferencë për media të Osmanit sot pasdite./Express/