Sporti

Prapaskena, si Toronto e “zbuloi” sulmuesin Insigne në Transfermarkt

01/11/2022 20:34
nga:Lorik J

Toronto ka nënshkruar me Lorenzo Insigne për katër sezone dhe nga 1 korriku do të lërë Napolin dhe të transferohet në Kanada.

Presidenti i klubit që garon në MLS, Bill Manning, ka treguar një detaj interesant për transferimin e sulmuesit të Italisë kampione Europe të EURO 2020.

“Verën e kaluar hapa uebsajtin e Transfermarkt për të parë se cilët lojtarë të kombëtares italiane që kishin fituar kampionatin europian ishin në skadencë kontrate. Lorenzo ishte një prej tyre.

Fillova të shënoj lojtarë që mendoja se ishin të klasit botëror dhe që mendoja se do të kishin vlerë komerciale në treg. Lorenzo Insigne ishte emri i parë në këtë listë”, është shprehur Manning.