Fit&Sexy

Pranvera, koha më e mirë për të përgatitur trupin për pushimet e verës

03/19/2024 13:31
nga:N K

Pranvera është mundësia e fundit për t’u rikthyer në formë, pas abuzimit me ushqime apo pije alkoolike, gjatë dimrit.

Nëse ende nuk e keni ndarë mendjen, mund të jetë mundësia e fundit. Më mirë vonë se kurrë!

Është e kotë që të vareni prej artikujve që mbushin përditë revistat apo faqet online. Nuk kanë për të funksionuar as dietat që shpikni vetë. Gjëja kryesore është që të mos kapërceni vaktet, asgjë të mirë nuk keni për të arritur. Këshillohuni me një dietolog në mënyrë që të merrni dietën që iu duhet.

Domosdoshmëria e ujit, çajrave dhe lëngjeve

Pini vazhdimisht ujë! Të paktën 1 lt në ditë. Përpiquni që dy apo tre herë, gjatë ditës, të pini çajra natyral me bazë xhinxheri, finoku e qershie.

Mundohuni që të mos shtoni sheqer. Frutat e shtrydhura apo smoothi-t janë një tjetër alternativë për të pastruar trupin nga toksinat. Shmangni pijet alkoolike apo lëngje të tjera me konservues e sheqer.

Mënyra më e mirë për të nisur dietën është pikërisht detoksikimi.

Mos kurseni bishtajorët dhe perimet. Mund të hani 2-3 racione në ditë sepse janë burim fribrash dhe mineralesh. Përdorini të pjekura ose të ziera dhe bëni kujdes me sasinë e kripës dhe vajit.