Lajme

Pranuan se merren me prostitucion, por lirohen pas arrestimit dy persona në Pejë

12/14/2021 10:23
nga:Gazeta Blic

Një femër shtetase e Shqipërisë dhe një burrë nga Kosova, janë arrestuar dje, rreth orës 15:00, në fshatin Raushiq të Pejës, nën dyshim për marrje me prostitucion.

Policia njofton se gjatë intervistimit, të dyshuarit kanë pranuar në tërësi veprën.

Mirëpo sipas raportit të Policisë, në konsultim me gjyqtarin, rasti kalon me procedurë të rregullt ndërsa, të dyshuarit janë liruar.