SPAK ka pranuar kërkesën e Sali Berishës për të mos u paraqitur në këtë insitucion më 3 shkurt, pasi do të udhëtojë në Gjermani ku do të ketë një takim në CDU.
Ftesa është dorëzuat e përkthyer me noter.
Sipas vendimit, ai do të duhet paraqitet të hënën e tretë të muajit të ardhshëm.
Kërkesa është paraqitur nga avokati i tij gjatë seancës paraprake dhe sot është miratuar nga prokurorët e SPAK Arben Kraja dhe Enkeleda Millonai.
Kujtojmë që Apeli i GJKKO-së i riktheu masën detyrim paraqitjeje me dy herë në muaj Berishës, duke e rrëzuar revokimin e mëparshëm të GJKKO-së.