Lajme

Pranku ndaj Kurtit – Ismaili: Është funny, më brengosi me folë qashtu për opozitën

3 ditë më parë
nga:Sh R

Në “DPT te Fidani”, ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Fisnik Ismaili ka komentuar “PRANK-un” nda kryeministrit në detyrë, Albin Kurtit.

Ismaili tha se “prenku” dhe çfarë ka ndodhur me sigurinë dhe mënyrën se si kanë mbërri deri te intervista është “funny”.

“Zine që atij kur i ka dal përpara, ai i ka besu krejt atij procesi, se ai s’mundet me ia bo vetingun vet, kur i ka thanë ai tjetri normal që ai hin edhe e bon qatë muhabet. Prenku çka ka ndodh me sigurinë dhe mënyrën se si kanë mbërri deri aty është funny, por kur i sheh ata janë profi në këtë punë, kanë mujtë me mashtru edhe plot tjerë”, tha ai.

Ai tutje, tha se e ka shqetësuar përfaqësimi i Kurtit, duke thënë se nuk i ruajti interesant e vendit të tij.

“Më brengosi prej krejt që me fol me një shtet tjetër edhe me thanë qashtu për opozitën e me i qujtë pro-rus, ti njeri je t’u e përfaqësu vendin tonë. Duhesh interesate vendit tënd me i rujtë”, tha Ismaili.