Pas takimit të fundit të kryeministrit, Albin Kurti me krerët e Francës, Gjermanisë dhe Italisë, gazetari Arben Ahmet ka thënë që sot kryeministri bashkë me presidenten e kryekuvendarin do të duhej të drekonin me liderët e opozitës.
Sipas tij të gjithë bashkë do të duhej të dilnin me një deklarate ku do të falenderonin kancelarin Scholz dhe presidentin Macron për angazhimin dhe lidershipin.
“Të zotoheshin se Kosova do t’i zbatojë pa asnjë kusht të gjitha obligimet dhe t’i kërkonin Francës, Gjermanisë dhe ShBA-ve që ta mbajë përgjegjëse Serbinë për secilin veprim ose mosveprim”, ka shkruar Ahmeti raporton “Gazeta Blic”
Ai tutje ka shkruar se lirinë dhe pavarësinë i kemi arritur në marrëveshje e nënshkrime me perëndimin dhe se asnjëherë në marrëveshje e nënshkrime me Serbinë.
Ahmeti thotë se ky është skenari më i mirë për vendin dhe se të gjithë skenarët e tjerë janë lajthitje.
“Albinit e Galukut i’u bjen me qenë më lehtë të kritikueshëm sepse më nuk do të jenë as asi e as ksi, por lidershipi kërkon nganjëjerë edhe vendime jopopulliste.P.S. Të gjitha skenarët e tjerë janë lajthitje që na dërgojnë tek momenti kur ne e shajmë Edi Ramen sepse ai del sërish i pari e na tregon për sanksione të reja” shkruan Ahmeti raporton Gazeta Blic.
Postimi i plotë:
Do të duhej që sot kryeministri bashkë me presidenten e kryekuvendarin të drekonin me liderët e opozitës.
Te gjithë bashkë, të dilnin me një deklarate ku do të falenderonin kancelarin Scholz dhe presidentin Macron për angazhimin dhe lidershipin.
Teë zotoheshin se Kosova do t’i zbatojë pa asnjë kusht të gjitha obligimet dhe t’i kërkonin Francës, Gjermanisë dhe ShBA-ve që ta mbajë përgjegjëse Serbinë për secilin veprim ose mosveprim.
Lirinë dhe pavaresinë i kemi arritur në marrëveshje e nënshkrime me perëndimin. Asnjëherë në marrëveshje e nënshkrime me Serbinë.
Ky është skenari më i mirë për vendin. Albinit e Galukut i’u bjen me qenë më lehtë të kritikueshëm sepse më nuk do të jenë as asi e as ksi, por lidershipi
kërkon nganjëjerë edhe vendime jopopulliste.
P.S. Të gjitha skenarët e tjerë janë lajthitje që na dërgojnë tek momenti kur ne e shajmë Edi Ramen sepse ai del sërish i pari e na tregon për sanksione të reja.


