Lajme

Prangoset i dyshuari për 14 vepra penale

07/20/2022 17:02
nga:Astrit Gashi

Policia e Kosovës të martën në Leposaviq është hasur një person me inicialet B.G., 44-vjeçar nga Atmaxha e Prizrenit, i cili gjatë verifikimit ka rezultuar person në kërkim.

I njëjti ka rezultuar me 14 urdhër-arreste nga Gjykata Themelore në Prizren.

Nga 14 urdhëresa për vepra të ndryshme, 12 nga ato ishin për vepra penale vjedhje të rënda dhe njëra nga ato vjedhje grabitqare, për të cilën kërkohej për vuajte të dënimit me kohëzgjatje prej 2 vjet.

“Personi në fjale pasi që është arrestuar nga policia , është dërguar para Gjykatës Themelore në Prizren për proceduara të mëtejme”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.