Lajme

Prangosen katër persona për vjedhje të rënda në Obiliq, tre prej tyre të mitur

01/21/2026 21:41
nga:Y I

Katër persona, tre prej tyre të mitur, janë arrestuar në Obiliq nën dyshimin se kanë kryer disa vjedhje të rënda.

Bazuar në njoftimin e policisë, të arrestuarit dyshohet se janë përfshirë në së paku tri raste të vjedhjeve të rënda që kanë ndodhë gjatë muajit janar 2025, në shtëpi private dhe lokale në zonën e Obiliqit.

Pas përfundimit të procedurave policore, me vendim të prokurorit të shtetit, personat e dyshuar janë dërguar në qendrën e mbajtjes.

“Aktualisht hetuesit policor të stacionit të Obiliqit, janë në koordinim me stacionet e të gjitha regjioneve, pasi që është ngritur dyshimi se të njëjtit persona, janë të përfshirë edhe në raste të tjera”.