Sporti

Zyrtare: Arsenali vazhdon bashkëpunimin me Eddie Nketiah, futbollisti merr numrin e Thierry Henry

06/18/2022 14:26
nga:Mergim Rreci

Arsenali zyrtarizoi këtë të shtunë rinovimin e kontratës së sulmuesit ganez Eddie Nketiah.

Nketiah, 22 vjeç, ka qenë në Arsenal që kur ishte 14 vjeç dhe Mikel Arteta ishte i etur për ta mbajtur atë. Nketiah shënoi gjithsej 10 gola në 28 ndeshje sezonin e kaluar, përcjell GazetaBlic Sport.

Sipas klubit, lojtari do të ndryshojë përsëri numrin e tij: ai lë 30 dhe do të përdorë 14, që dikur i përkiste Thierry Henry, kurse do të jetë pjesë e klubit deri në vitin 2027.