Sporti

Silva: Duam të jemi mbretërit e Evropës, fitojmë edhe Premier Leaguen

04/26/2022 17:08
nga:Mergim Rreci

Në një intervistë fantastike për faqen Arab News, Bernardo Silva ka folur për aventurën e tij tek Mancheste City.

“Jam shumë i lumtur këtu. Për sa kohë që jam këtu, deri në ditën e fundit, do të bëj më të mirën, sepse shikoj përreth dhe nuk shoh ndonjë projekt në botë më të mirë se ai i Manchester City-t”, tha mesfushori portugez, përcjell GazetaBlic Sport.

“Këtë sezon, jo vetëm unë, por i gjithë ekipi kemi qenë në një nivel shumë të mirë. E fundit ishte gjithashtu fantastike”, vazhdoi ai.

Me Manchester Cityn të përfshirë në luftën për Champions League dhe Premier League, Bernardo Silva la një garanci.

“Unë kam fituar tashmë 10 trofe në pesë vjet, por kam ende shumë ambicie për më shumë. Ne duam të jemi mbretërit e Evropës, kjo është një ëndërr, dhe gjithashtu të mundim Liverpool-in në Premier League”, përfundoi ai.

/GazetaBlic Sport/