Organizatat e dala nga Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës do të mbidhen sot në një takim për të vendosur për protesta, raporton Gazeta Blic.
Këtë e ka thënë për Gazeta Blic Faton Klinaku, ushtrues i detyrës së kryetarit të organizatave të dala nga lufta e UÇK-së.
“Sot do të mblidhemi me Kryesinë dhe organet tjera drejtuese dhe më pas do të dalim me njoftim”, ka thënë shkurt ai.
Krejt kjo situatë ka ardhur kur mbrëmë Kuvendi i Kosovës, në orët e mbrëmjes, ka votuar në lexim të dytë ligjin për pagën minimale e ku në këtë ligj nuk janë përfshirë veteranët dhe kategoritë e tjera të dala nga lufta e fundit.
Në momentin kur veteranët kuptuan se ligji për pagën minimale ka kaluar në lexim të dytë, ka reaguar drejtues i OVL UÇK Faton Klinaku.
“Siç po e marr vesh nga mediat, pasi u largua opozita nga salla, në terr, deputetët e këtij pushteti të paskrupullt, e kanë kaluar ligjin për pagën minimale duke i hequr veteranët e luftës së UÇK-së. Ne do të takohemi si organe drejtuese dhe do të vendosim për hapat që do t’i ndërmarrim”, ka shkuar ai mbrëmë në Facebook.
Miratimi i ligjit për pagën minimale që do të jetë 264 euro, nxiti reagimi të shumta të partive opozitare.
Deputetë e zyrtarë të partë të partive opozitare reaguan duke thënë se veteranët u lanë jashtë pagës minimale “bazuar në marrëveshjen” LVV me Milan Radojçic.
Një amandament që kishte propozuar një deputet i partisë në pushtet Eman Rrahmani, nuk ka kaluar në lexim të dytë, e ku sipas atij propozimi, paga minimale do të duhej të ishte 450 euro këtë vit, ndërsa vitin tjetër 500 euro.
Veteranët paralajmërojnë protestë për të shtunën pasi s’u përfshinë në Ligjin për pagën minimale


