Përfaqësuesit e Partisë së Serbëve të Kosovës janë takuar sot me ambasadorin e ShBA-ve në Kosovë, Jeff Hovenier, raporton GazetaBlic.
Përmes një njoftimi nga kjo parti thuhet se vendimet e fundit të Qeverisë Kurti po shkaktojnë ankth e frikë tek serbët.
Ndërsa, për deklaratat e Hovenierit i cilësuar si inkurajuese.
“Pikëpamjet dhe deklaratat e z. Hovenier dhe administratës amerikane për këtë dhe disa çështje të tjera janë inkurajuese. Shpresojmë thellë dhe sinqerisht që edhe veprimet e SHBA-së dhe ambasadës në Prishtinë të jenë në përputhje dhe në frymën e qëndrimeve të deklaruara në ditët e kaluara”, thuhet tutje.
Postimi i plotë:


