Sporti

Po shkëlqen me fanellën e Ballkanit, Thaqi prononcohet për faqen zyrtare të UEFA-s

10/26/2022 13:37
nga:Mergim Rreci

Futbollisti që po shkëlqen me fanellën e Ballkanit, Armend Thaqi ka dhënë një interevistë për faqen zyrtare të UEFA-së.

Faqja e UEFA Conference League ka publikuar një video ku shkruhet “Prapaskenat me Thaqin”, shkruan GazetaBlic Sport.

Mbrojtësi kosovar ka marrë vëmendjen me paraqitjet e tij, duke realizuar tre gola dhe duke shkëlqyer edhe me asistime.

Një paraqitje pozitive mëton të ketë edhe në ndeshjen e të së enjtes, atje ku Ballkani takohet me S.Prague.